Ky “zakon” është po aq i dëmshëm sa pirja e 15 cigareve në ditë

schedule12:54 - 3 Shtator, 2023

schedule 12:54 - 3 Shtator, 2023

Vetmia rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme me 26 për qind, sipas një studimi të Universitetit Birgam Young, të botuar në revistën Perspectives on Psychological Science.

Izolimi social dhe mungesa e lidhjeve sociale e rrisin edhe më shumë këtë rrezik, prandaj ekspertët besojnë se vetmia mund të jetë po aq e keqe për shëndetin e njeriut sa obeziteti apo pirja e duhanit.

Shkencëtarët kanë bërë një dallim mes njerëzve që ndihen të vetmuar dhe atyre që realisht nuk kanë kontakt me botën e jashtme. Studimi tregoi se grupet e rrezikut përfshijnë ata që janë vetëm, por ndihen të lumtur, si dhe individë që kanë shumë kontakte sociale, por ndihen të vetmuar.

Nëse u themi njerëzve të shoqërohen më shumë me të tjerët, kjo mund të zgjidhë problemin e izolimit social, por jo ndjenjën e vetmisë. Pikërisht për këtë duhet të pranojmë që të dyja kategoritë janë njësoj të rëndësishme, pohon drejtuesi i studimit, Julien Holt-Lanstad.

Ekspertët pohojnë se zhvillimi i teknologjisë ndikon në faktin që një numër në rritje i njerëzve në botë jetojnë në izolim social dhe se ata kanë gjithnjë e më pak lidhje ballë për ballë. Nga ana tjetër, hulumtimet kanë treguar se krijimi i miqësive dhe marrëdhënieve romantike redukton stresin, përmirëson imunitetin dhe i jep jetës më shumë kuptim.

Çelësi është të ruani marrëdhënie kuptimplota dhe të ngushta me të dashurit, si dhe të keni një jetë të pasur shoqërore, këshillon Dr. Holt-Lanstad./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!