Ky vaj natyral do të transformojë flokët tuaj

schedule13:36 - 29 Shtator, 2021

schedule 13:36 - 29 Shtator, 2021

I pasur me vitamina, minerale dhe acide yndyrore, vaji i kokosit konsiderohet si një nga elementët natyrorë më të dobishëm si për flokët ashtu edhe për lëkurën. Por ajo që e bën vajin e kokosit aq të rëndësishëm për flokët është se ka aftësinë të depërtojë në flokë pa u avulluar.

Vaji i kokosit hidraton dhe përmirëson dukshëm imazhin e flokëve, duke iu dhënë shkëlqim. Kontribuon në rritjen më të shpejtë të shëndetshme të flokëve, duke promovuar shëndetin e skalpit dhe duke luftuar lëkurën e thatë. Para se të shkoni në shtrat, aplikoni pak vaj në flokë.

Të nesërmen në mëngjes flokët do të jenë bërë më të butë, me shkëlqim dhe të lehtë për t’u krehur. Lani me një shampo të butë, pa sulfate dhe alkool, për të hequr yndyrën. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!