Ky vaj bën mrekulli për flokët, arsyet pse duhet ta përfshini në rutinën tuaj

schedule11:33 - 7 Shkurt, 2021

schedule 11:33 - 7 Shkurt, 2021

Shumë vajra kanë veti shëruese për flokët, të cilët premtojnë ushqim, hidratim dhe trajtim të flokëve nga tharja dhe dëmtimi. Nga vaji i arganit tek vaji i bajames, këto vajra duket se janë një “thesar” për gratë që duan t’i bëjnë flokët të duken më të shëndetshëm. Por ekziston dhe një lloj tjetër që ofron një sërë përfitimesh për flokët.

Bëhet fjalë për vajin e rrushit dhe përfitimet e tij vijnë nga acidi linoleik. Ky lloj acidi nuk prodhohet natyrshëm nga trupi i njeriut, prandaj duhen burime të jashtme për ta marrë. Për këtë arsye, flokët mund të thahen dhe të çojnë në rënie të flokëve, shkruan abcnews.al.

Me acide yndyrore dhe vitaminë E, ky vaj mund t’i bëjë flokët tuaj të shkëlqejnë në pak kohë. Përveç hidratimit, vaji i farave të rrushit gjithashtu mund t’i rrisë më shpejt flokët. Sipas ekspertëve, vetitë anti-inflamatore dhe antioksiduese të vajit mund të ndihmojnë në mbrojtjen e fibrave të flokëve, duke i lejuar ata të rriten shpejt dhe të bëhen më të fortë.

Gjithashtu vitamina E mbron flokët nga nga rrezet UV. Nëse skalpi është një problem, vetitë e thella hidratuese të këtij vaji mund të zvogëlojnë problemet e zbokthit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!