Ky ushtrim i thjeshtë do t’ju ndihmojë që të flini në pak sekonda

schedule22:34 - 16 Qershor, 2022

schedule 22:34 - 16 Qershor, 2022

Mungesa e gjumit varet nga një sërë faktorësh dhe më kryesorja është dieta. Megjithatë, nëse vuani nga pagjumësia, ekziston një procedurë që mund t’ju ndihmojë të flini brenda pak sekondash. Së pari, duhet të relaksoni fytyrën tuaj. Mbyllni sytë dhe merrni frymë ngadalë dhe thellë.

Në çdo frymëmarrje, sigurohuni që të relaksoni muskujt tuaj gjithnjë e më shumë, duke filluar me nofullën dhe duke përfunduar me gojën. Më pas, duhet të relaksoni shpatullat tuaja. Pastaj, duart dhe gjoksin duke vijuar më pas me këmbët. Dhe në fund më e rëndësishmja: “zbrazni” mendjen.

Nëse është shumë e vështirë për ju që të mos mendoni asgjë, përpiquni të përqendroheni në një imazh relaksues./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!