Ky ushqim të mbush me energji njësoj si kafja

schedule07:36 - 22 Tetor, 2020

schedule 07:36 - 22 Tetor, 2020

Pavarësisht dëshirës për kafe, dita ditës po shtohen pretendimet se kafeja nxit ankthin tek disa njerëz, dhe në këto ditë sulmet e ankthit dhe të panikut duhen shmangur sa më shumë.

Ekspertët kanë përpiluar një listë praktike me dhuratat bujare të nënës natyrë të cilën kanë të njëjtën veçori si kafeja në aspektin e energjisë.

Avantazhi që kanë këto produkte është jo vetëm se janë natyrale por nuk kanë efekte anësore sa i përket ankthit dhe stresit.

Një ndër më kryesorit është tërshëra.

Ky drith ka një nivel të ulët glicemi dhe ofron energji afatgjatë dhe të qëndrueshme për të gjithë paraditen.

Tërshëra për më tepër ndihmon edhe në prodhimin e serotoninës që na ndihmon të shmangim stresin dhe të kemi një kujtesë më të mirë.

Pra, duke filluar nga sot tërshërën e shtoni pjesë të vakteve tuaja. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!