Ky truk i thjeshtë tregon nëse jeni të dehidratuar

schedule14:49 - 20 Gusht, 2021

schedule 14:49 - 20 Gusht, 2021

Të gjithë e dimë se duhet të pimë më shumë ujë, sidomos gjatë verës. Por ndjesia e etjes nuk është e mjaftueshme për të kuptuar se kemi nevojë për të pirë ujë.

Zgjidhja vjen nga një mjek që është bërë viral në TikTok, i cili me një lëvizje të thjeshtë tregon nëse lëkura vuan nga dehidratimi. Kapni lëkurën në pjesën e jashtme të pëllëmbës, ashtu sikurse veprojmë kur pickojmë diçka.

Nëse pas pickimit, lëkura kthehet menjëherë në pozicionin normal, atëherë gjithçka është mirë. Por nëse qëndron në pozicionin e rrudhosur ose duhen pak sekonda për t’u kthyer, kjo është një shenjë se keni nevojë për ujë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!