A e dini se ngjyra e vetullave është shumë afër ngjyrës natyrale të flokëve tuaj? Kjo është arsyeja pse kur ju ndodh të përdorni një hije vetullash ose laps, e cila është pak më e errët ose më e çelur se ngjyra aktuale e flokëve tuaj, duke bërë që vetullat të duken të tepruara.
Prandaj, rregulli i vetëm për të arritur ngjyrën më korrekte është të ndiqni ngjyrën e flokëve. Për t’i bërë vetullat tuaja të duken natyrale, duhet të përputhni lapsin e vetullave me ngjyrën e flokëve, dhe në disa raste, me ngjyrën e lëkurës.
Nëse keni flokë natyralisht të errët ose të zinj
Nëse keni flokë natyralisht të errët ose të zinj, zgjidhni një laps ngjyrë kafe të errët. Kjo nuancë do të përshtatet më shumë sesa një nuancë komplet e zezë pasi vetullat do të duken shumë keq. Por nëse toni i lëkurës tuaj është i errët, sigurohuni që fillimisht të përdorni një kafe të errët dhe më pas ta mbushni me një ngjyrë të zezë shumë diskrete.
Nëse keni flokë gështenjë natyral
Nëse keni flokë gështenjë , zgjidhni një nuancë kafe mesatare që do të funksionojë në mënyrë perfekte. Mos harroni gjithashtu se nuanca nga lapsi i vetullave duhet të jetë pak më e hapur se ngjyra aktuale e vetullave tuaja, pasi vajrat në lëkurën tuaj shpesh oksidojnë pigmentin dhe e bëjnë atë më të errët.
Nëse keni flokë bionde
Zakonisht, ngjyrat shumë të lehta do të fillojnë të duken të zbehta në lëkurën tuaj dhe nuk do të kenë asnjë efekt në vetullat tuaja. Pra, nëse keni lëkurë gruri, provoni një laps vetullash që nuk është as kafe e thellë dhe as shumë e lehtë. /abcnews.al