Ky test zbulon nëse flokët janë mjaftueshëm të shëndetshëm për t’i lyer

schedule19:42 - 21 Mars, 2022

schedule 19:42 - 21 Mars, 2022

Kur doni që t’i lyeni flokët është e rëndësishme që t’i mbani të shëndetshëm. Mund të kontrolloni gjendjen e flokëve nëse bëni një test të thjeshtë dhe të shpejtë. Në vetëm disa hapa, mund të kontrolloni nëse flokët janë gati për t’i lyer.

Së pari, ndani një fije floku dhe drejtojeni. Së dyti, hidhni disa pika ujë në fije dhe shikoni sa kohë do ta thithë ujin. Nëse flokët thithin ujin në më pak se 10 sekonda, tregon se janë të dëmtuar. Nëse uji zgjat më shumë se 10 sekonda, atëherë flokët janë në gjendje të mirë.

Këshillë: Nëse doni flokë të shëndetshme, duhet të zvogëloni ekspozimin ndaj mjeteve të nxehta stiluese. Mos i thani menjëherë pas tharjes sepse flokët janë të brishtë ndërsa janë plot me ujë. /abcnews.al