Ky test ju zbulon traumat e fëmijërisë, kërkon vetëm 1 minutë nga koha juaj

schedule13:55 - 1 Tetor, 2022

schedule 13:55 - 1 Tetor, 2022

Testi i Traumës së Fëmijërisë është bërë trend në TikTok. Kërkon 1 minutë nga koha juaj dhe fjalë për fjalë gërmon përvojat nga fëmijëria juaj.

Testi ju sjell ballë për ballë me të gjitha emocionet negative që keni përjetuar dikur dhe që ndikojnë në jetën tuaj si të rritur. Kuizi është i disponueshëm në aplikacionin e kujdesit shëndetësor, BetterMe nëse doni ta provoni dhe nëse jeni serioz për të, do t’ju duhet t’i përgjigjeni një sërë pyetjesh si ‘Çfarë kujtimesh nga fëmijëria keni?’, ‘A keni qenë shpesh ndëshkuar si fëmijë?’

Numri i përgjithshëm i pyetjeve është 18 dhe për të marrë përgjigjen duhet të shkruani emailin tuaj. Në varësi të përgjigjeve tuaja, testi përcakton faktorët që ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj mendor deri më sot. Kategoritë përfshijnë traumat që vijnë nga refuzimi, braktisja, tradhtia dhe padrejtësia.

@marmeemo not the abandonment trauma?‍♂️#childhoodtraumatest ♬ original sound – music>>>

Megjithatë, ajo që duhet të merrni seriozisht është se përgjigjet përfundimtare nuk pasqyrojnë në mënyrë të vlefshme shëndetin tuaj mendor pasi nuk ka asnjë bazë shkencore pas testit. Ndaj është mirë të mos shqetësoheni nëse rezultatet nuk kanë asnjë lidhje me realitetin e fëmijërisë suaj./abcnews.al

@chaoticteas well then :,) #greenscreen #fyp #childhoodtraumatest ♬ original sound – music>>>

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!