Një ligjvënës në Filipine ka propozuar një projektligj për të ndëshkuar njerëzit që anulojnë porositë e ushqimit, me të paktën 6 muaj burg. Alfredo Garbin kërkon të ndalojë klientët që anulojnë porositë e tyre, pasi shoferi ka paguar për ushqimet ose nëse gjenden rrugës për t’i dorëzuar ato.
Nëse propozimi miratohet, qytetarët mund të përballen me burgun për të paktën 6 muaj, të paguajnë rreth 2 mijë dollarë dhe të rimbursojnë ofruesit e shërbimit. Ofruesve të shërbimeve dhe shpërndarjes gjithashtu do tu kërkohet të kontaktojnë klientët e tyre, për të verifikuar identitetin dhe adresën e banimit, përmes telefonit.
Ky propozim vjen pasi kërkesa për shërbimin e porosive u rrit gjatë karantinës, dhe shumë klientë kanë vënë në lojë shoferët e këtyre bizneseve, duke anulluar porosinë në minutën e fundit. Kjo ka detyruar shoferët të paguajnë personalisht për ushqimet e kërkuara. /abcnews.al