Ky shtet në Europë u thotë “lamtumirë” maskave

schedule10:13 - 21 Maj, 2021

schedule 10:13 - 21 Maj, 2021

Hungaria do të heqë shumicën e kufizimeve ndaj pandemisë, duke përfshirë masën e izolimit gjatë orëve të natës, sapo që numri i të vaksinuarve të arrijë 5 milionë këtë fundjavë, tha të premten kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Orban i tha radios shtetërore se nuk do të ketë më nevojë që banorët të mbajnë maskat në ambiente të hapura.

“Kjo do të thotë që ne kemi mundur valën e tretë të pandemisë”, tha Orban, duke shtuar se ka ardhur koha për t’i thënë “lamtumirë maskave” në vendet publike.

Hungaria është i vetmi vend i Bashkimit Evropian që ka miratuar dhe përdorur vaksinës Sputnik të Rusisë dhe ato kineze.

Kjo i ka mundësuar këtij vendi që të arrijë një nga nivelet më të larta të vaksinimit në BE. Rreth 50% e popullsisë prej rreth 10 milionësh, tashmë kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës.

Një grua e veshur me një maskë mbrojtëse për fytyrën ecën në qendër të Budapestit.
Një grua e veshur me një maskë mbrojtëse për fytyrën ecën në qendër të Budapestit.

Shumica e bizneseve tashmë janë hapur, duke përfshirë hotelet, restoranet pastaj teatrot, kinematë, palestrat dhe vendet tjera sportive, shkruan Rel.

Vitin e kaluar ekonomia e këtij vendi u tkurr për 5 për qind. Kryeministri Orban ka thënë se rritja ekonomike këtë vit pritet të jetë më e lartë se parashikimi aktual i qeverisë prej 4.3 për qind.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!