Ky restorant i ri ka 10 rregulla për klientët/ Mos puthni kuzhinieren pa pëlqimin e saj

schedule10:37 - 26 Shkurt, 2024

schedule 10:37 - 26 Shkurt, 2024

Restoranti i ri Frog Club në Nju Jork ka një listë me 10 rregulla që duhet të zbatojnë klientët e tij. Mes tyre është edhe mosputhja e shefes së tij, Liz Johnson, pa pëlqimin e saj.

Lista e publikuar në Instagramin e restorantit, sqaron rregullat e dyqanit. Këto përfshijnë: mospublikimin e fotove brenda restorantit, duke përfshirë ‘selfie’ në tualet, mosprekjen e suvenireve dekorative, anulimin pas një rezervimi për më shumë se tre herë.

Ndalimi i puthjeve ka gjithashtu një pasojë: “Kiss the Chef” është renditur në artikullin e menusë për 1000 dollarë.

Një klient pagoi për të puthur kuzhinieren në faqe javën e kaluar. “Ishte e ëmbël,” tha një kameriere për New York Times.

Klientët duhet gjithashtu të mbulojnë kamerën e celularit të tyre me një afishe gjatë hyrjes dhe kërkimi për një vakt falas është rreptësisht i ndaluar.

Sakaq, në menu, fotografimi nuk lejohet, ka këmbë bretkosash, sufle me spinaq, të mbështjellë me proshutë dhe byrek me banane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!