Bashkia e qytetit të Pragës ka marrë me qira një hotel luksoz ku njerëzit e pastrehë që infektohen me Covid-19 mund të qëndrojnë aty, gjithashtu dhe njerëzit që kanë qenë në kontakt me ta.
Zëvendës drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Sociale (CSSP) të qytetit, Ludmila Tomesova u shpreh se personave i ofrohen tre vakte në ditë, kujdes të plotë mjekësor, pajisje televizive dhe pajisje të tjera ndërsa shëroheshin. Ajo tregoi se hoteli në Pragë ka strehuar 250 persona që nga nëntori i vitit 2020.
Republika Çeke ka qenë ndër vendet më të goditura në botë gjatë valës së fundit të pandemisë. Vdekjet nga virusi kanë arritur afro 25,000 në vendin me 10.7 milion njerëz./abcnews.al