Ky qytet do të bëhet i pari lundrues, i gjelbër dhe energjetik në botë

schedule16:14 - 29 Prill, 2022

schedule 16:14 - 29 Prill, 2022

Nga viti 1880 e deri më sot, niveli i detit është rritur të paktën 20 cm, ndërsa nëse ngrohja globale vazhdon me të njëjtin ritëm, pritet të rritet me 30,5 cm deri në vitin 2050. Kjo rritje tashmë ka filluar të prekë vendbanimet bregdetare që po fundosen gradualisht ose të prekura gjithnjë e më shpesh nga përmbytjet.

Për t’iu përshtatur të dhënave të reja, qyteti bregdetar i Busanit në Kore, në bashkëpunim me UN-Habitat të OKB-së dhe kompaninë Oceanix, po planifikojnë qytetin e parë lundrues në botë. Sipas planeve të publikuara më 26/4, Busan-i i ri do të përbëhet nga platforma me një sipërfaqe totale prej 15.5 hektarësh. Çdo platformë do të jetë e destinuar për përdorim të veçantë, nga zonat e banuara, akomodimi turistik, deri te objektet kërkimore. Komuniteti lundrues në fazën e parë mund të strehojë 12,000 banorë, ndërsa në të ardhmen mund të zgjerohet për të strehuar 100,000 banorë.

Qyteti i ri do të jetë gjithashtu i pavarur nga energjia, me 100% të prodhimit të tij të energjisë të mbuluar nga fotovoltaikë lundrues ose fotovoltaikë në çatitë e shtëpive, ndërsa do të përfshijë gjithashtu sisteme riciklimi uji, serra për prodhimin e ushqimit dhe programe për rigjenerimin e habitateve bregdetare.

Dizajni i Busanit të ri është një shembull i shkëlqyer i arkitekturës adaptive dhe planifikimit urban në kontekstin e lëvizjes për të krijuar qytete elastike. “Ne jetojmë në një kohë kur nuk mund të vazhdojmë më të ndërtojmë qytete si Nju Jorku apo Nairobi,” tha Amina Mohammed, nënsekretarja e përgjithshme e OKB-së, kur u njoftuan planet për projektin. “Ne duhet të ndërtojmë qytete duke e ditur se ato do të jenë në ballë të rreziqeve të shkaktuara nga kriza klimatike, nga rritja e nivelit të detit deri te stuhitë e paprecedentë. “Qytetet lundruese mund të bëhen një tjetër mjet i ri në dispozicionin tonë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!