“Ky proces nuk mund të vihet në diskutim”/ Vota e diasporës, Celibashi: 21 mijë zarfe ende nuk janë shpërndarë

schedule11:23 - 6 Maj, 2025

schedule 11:23 - 6 Maj, 2025

Kryekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi thotë se nuk mund të vihet në dyshim integriteti i votës së diasporës.

Në një deklaratë, Celibashi u shpreh se ende nuk janë shpërndarë 21 mijë zarfe nga DHL.

“Janë zyrat e DHL. Prej tyre, 11 mijë zarfe nuk janë shpërndarë për shkak të problematikave, pasaktësi në adresa, email, numrin e  telefonit. Para disa ditësh, u kemi bërë thirrje votuesve, që nuk e kanë marrë fletën e votimit, të regjistrohen në zyrat e DHL në vendin përkatës. Pjesa tjetër, lidhet me ata që DHL i ka kontaktuar, nuk i janë përgjigjur dhe janë ende në pritje më 8 maj. Ata duhet t’i bëjnë të treja tentativat dhe të presin nëse votuesit do t’i kontaktojnë. Jam i bindur 100 përqind, në mënyrë kategorike, nuk mund të vihet në dyshim integriteti i votimit nga jashtë. Është proces, jo i realizuar në mënyrë perfekte, por i realizuar shumë mirë, gjykuar nga numrat”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!