Ky person u dënua me 30 vite burg, arsyeja krejt e pabesueshme

schedule13:45 - 3 Shtator, 2020

schedule 13:45 - 3 Shtator, 2020

James Robert Scott është një nga të burgosurit që pritet të lërë qelinë në vitin 2023. Mirëpo arsyeja se pse ai qëndroi në burg 30 vite është shumë interesante.

I njohur ndryshe me emrin Jimmy, në vitin 1993 në Missouri, ai vendosi të shkatërronte një pjesë të argjinaturës të lumit Mississippi për të përmbytur rrugën dhe për të bllokuar bashkëshorten e tij Suzie, e cila punonte nga ana tjetër e lumit, me qëllim që të bënte një festë dhe të pinte me shokët.

Por ky veprim i tij nuk shkoi edhe aq mirë, pasi që dëmi ishte shumë i madh. U përmbytën mbi 57 kilometra katrorë tokë dhe gjithashtu u bë i pamundur përdorimi i një ure për 71 ditë. Pra më shumë se 14 mijë hektarë tokë ishin nën ujë dhe kjo ishte një dëm i madh financiar, me qindra mijëra dollarë

Në këtë mënyrë, ai përfundoi në burg duke u dënuar me 30 vjet heqje lirie. Ai pritet që në vitin 2023 të lirohet nga burgu. l.k/abcnews.al