Ky përbërës në sanduiç krijon pllaka në stomak dhe shkakton diabet

schedule22:09 - 7 Shtator, 2023

schedule 22:09 - 7 Shtator, 2023

Pothuajse nuk ka asnjë person që nuk i pëlqen të hajë një sanduiç, por pak njerëz e dinë se ai është fajtori kryesor për akumulimin e yndyrës që përfshin zorrët, mëlçinë dhe stomakun. Yndyra e barkut nuk është thjesht një shtresë e trashë e lëkurës që ne e quajmë yndyrë, por mund të rreshtojë arteriet dhe të çojë në një sërë problemesh shëndetësore.

Dietologia Lori Walker tha se një përbërës në sanduiç është fajtori më i zakonshëm për këtë yndyrë të rrezikshme që mund të vështirësojë funksionimin optimal të organeve tona të brendshme.

Buka e bardhë është e pëlqyer për strukturën dhe komoditetin e saj, por është lidhur me një rrezik të shtuar të akumulimit të yndyrës viscerale. Miellit të rafinuar të përdorur i mungojnë fibrat dhe lëndët ushqyese që gjenden në drithërat, gjë që çon në rritje të shpejtë të sheqerit në gjak”, tha ajo.

Dietologia shtoi se buka e bardhë tretet shpejt, që do të thotë se yndyra shndërrohet në glukozë dhe glukoza e tepërt mund të ruhet si yndyrë viscerale në trup.

Kjo yndyrë është veçanërisht e rrezikshme sepse trupi nuk e metabolizon mirë atë dhe mund të kontribuojë në probleme serioze shëndetësore si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru”, paralajmëroi dietologia dhe këshilloi që buka e bardhë të zëvendësohet me alternativa të tilla si drithërat.

Shumë studime kanë vërtetuar se elbi, orizi integral, tërshëra, thekra, quinoa kanë një efekt jashtëzakonisht të dobishëm në shëndetin e njeriut. Drithërat integrale janë një element kryesor në disa nga stilet më të shëndetshme të të ushqyerit, siç është ai mesdhetar. Ato përmbajnë fibra që ngadalësojnë përthithjen e ushqimit dhe si rrjedhojë reduktojnë rritjen e sheqerit në gjak. Ato janë një burim i shkëlqyer i antioksidantëve, mineraleve thelbësore dhe fibrave dietike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!