Ndonëse përgjatë periudhës së pandemisë, Yves Hanoulle ka punuar nga shtëpia, ai ka arritur të ecë rreth 1.500 kilometra, duke përshkuar çdo ditë këtë ‘rrugëtim’ përmes shiritit lëvizës.
48-vjeçari nga Belgjika tha se ecën rreth 2.3 km në orë për tetë orë, ndërsa punon çdo ditë dhe shpesh lexon ndonjë libër në mbrëmje, duke zgjatur më shumë se 20 km, sipas New York Post.
“Unë kam llogaritur se që nga izolimi për shkak të koronavirusit, kam bërë në të vërtetë 27.000 hapa në ditë për tre muaj”, tha Hanoulle, 48 vjeç, një trajner i ekipeve të IT-së.
“Dhe kështu, kur fillova ta bëja këtë, menjëherë vura re në vetvete se ndihem shumë më i aftë dhe se është shumë më e lehtë të përqendrohesh”, shtoi 48-vjeçari. /abcnews.al