Ky manikyr i Kylie Jenner i ka bërë vajzat “të fiksohen” në masë

schedule15:05 - 8 Shtator, 2020

schedule 15:05 - 8 Shtator, 2020

Kylie Jenner vazhdimisht ndryshon stilin e thonjve, edhe pse pandemia kufizoi sallonet e bukurisë.

Pas shumë eksperimentimeve, kësaj here ajo vendosi të provoj diçka më të thjeshtë, manikyrin francez.

Por, duket se bukuroshja e ka pasur të vështirë zgjedhjen e ngjyrave. Përmes një postimi, Jenner tregoi se në dorën e majtë kishte manikyrin francez me ngjyrën neoni portokalli dhe ngjyrë neoni të gjelbër në dorën e djathtë.

Vihet re që modeli është asimetrik: Ato në dorën e majtë zhyten më poshtë rreth anës së majtë të kutikulave dhe ato në të djathtë zhyten në të djathtë. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!