Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Ky ishte një lapsus me pasoja të rënda” Nard Ndoka shkrin me batutat në Abcnews.al

schedule20:06 - 23 Tetor, 2021

schedule 20:06 - 23 Tetor, 2021

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka në një intervistë për Abcnews.al, me gazetarin Ermal Vaka ka folur rreth situatës politike në vend dhe kryesisht është ndalur tek gjendja e krijuar brenda PD-së dhe ndasive mes kreut Lulzim Basha dhe ish – kryeministrit Sali Berisha.

Edhe pse është pozicionuar haptazi në krah të Sali Berishës, kreu i PDK, Nard Ndoka ka bërë një lapsus që shkaktoi të qeshura, duke thënë se sheh si shpëtim të PD-së, kreun aktual Lulzim Basha.

Ndoka është korrigjuar menjëherë pas ndërhyrjes së gazetarit, duke thënë se ishte një lapsus me pasoja të rënda.



Pjesë nga biseda:

Nard Ndoka: Unë sot për sot shohë si të vetmin shpëtim të PD-së , është zoti Basha. Për hir të realitetit.

Gazetari: Zoti Berisha…

Nard Ndoka: Zoti Berisha, kuptohet. Ishte një lapsus me pasoja të rënda. Duket si e vërtetë. E tmerrshme. Pra, sot shoh vetëm Berishën që mund ta shpëtoje PD. Rama është i frikësuar nëse vjen Berisha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!