Ky është momenti i pabesueshëm kur uji i nxehtë ngrin menjëherë dhe formon një aureolë akulli në formë harku pasi u spërkat në ajër nga banorët në Kinë. Pamjet mbresëlënëse u kapën në qytetin verior Mohe kur temperaturat ranë në minus 44.3 gradë Celsius, më e ulta e shënuar këtë dimër.
Pamjet tregojnë se uji menjëherë kthehet në kristale akulli ndërsa njerëzit hedhin ujin nga shishet në ajër. Mohe konsiderohet si vendi më i ftohtë në Kinë me temperaturën më të ulët të shënuar ndonjëherë në këtë vend në minus 52.3 gradë Celsius. /abcnews.al