Ky është vendi ku duhet ta lini shalqirin që të qendrojë i freskët

schedule23:10 - 17 Qershor, 2022

schedule 23:10 - 17 Qershor, 2022

Pas blerjeve, njerëzit zakonisht vendosin shalqirin në frigorifer, duke menduar se ai do të ruajë shijen dhe freskinë e tij.

Megjithatë, shumica e njerëzve e dinë se shalqiri, pasi qëndron për një kohë të gjatë në frigorifer, nuk ka një shije aq intensive dhe nuk është aq freskues sa pritej.

Menjëherë vërehet se ngjyra është më e dobët, dhe se era e saj ka ndryshuar. Prandaj, përfundimi është se frigoriferi nuk është vendi më i mirë për të ruajtur këtë frut me lëng, shkruan albeu.com.

Sipas Real Simple, është shumë më mirë ta mbani shalqirin në temperaturën e dhomës, por larg rrezeve të diellit direkte. Sipas tyre, shalqiri i ruajtur në këtë mënyrë mund të mbetet i freskët dhe i pandryshuar për disa ditë.

Megjithatë, nëse shalqiri juaj tashmë është pjekur dhe jeni të vetëdijshëm se nuk qëndron më dhe nuk mund ta hani, do të ishte mirë ta vendosni në frigorifer. Pritini në copa më të vogla ose më të mëdha, hiqni farat dhe vendoseni shalqirin në një tas me kapak, më pas në frigorifer.

Frigoriferi është një zgjidhje e mirë nëse dëshironi të ftohni shalqirin përpara se ta hani.

Mos ngurroni ta vendosni brenda, të prerë ose të plotë dhe do të mjaftojë të qëndroni aty për rreth një orë. Me rastin e prerjes, mund t’i mbuloni copat e mëdha me folie dhe në atë mënyrë të ruani freskinë dhe ta mbroni nga mizat.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!