Vaji i ullirit është materiali i gatimit që gjendet në çdo kuzhinë. Ajo që shumë nuk dinë është një rregull bazë për ruajtjen e tij në mënyrë që të mos humbasë shijen dhe lëndët ushqyese.
Sa herë që e ruani në kuzhinë, duhet të mbani mend se nuk duhet ta vendosni pranë burimeve të nxehtësisë, pra pranë furrës dhe sobave.
Dhe ka një arsye të rëndësishme për këtë pasi temperaturat e larta të furrës dhe sobave kur ato janë të ndezura, shkatërrojnë polifenolet, antioksidantët e vlefshëm të vajit të ullirit dhe ndryshojnë shijen e tij. Pra, tasin ose shishen mund ta vendosni kudo që dëshironi, por jo pranë burimeve të nxehta në kuzhinë. /abcnews.al