Ky është udhëzuesi për t’u bërë një lider më i mirë

schedule14:59 - 17 Maj, 2022

schedule 14:59 - 17 Maj, 2022

The Economist

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Shpeshherë këshillat rreth udhëheqjes, menaxhimit dhe karrierës janë tronditëse. Botuesit vazhdojnë të botojnë libra të rinj biznesi, disa të mirë dhe shumica jo. Punimet kërkimore shtohen çdo ditë, nga ndikimi i Covid-19, në praktikat dentare në Angli, deri te prevalenca e psikopatisë midis menaxherëve.

Blogjet, buletinet, podkastet, postimet dhe rubrikat në mediat sociale janë një tjetër mënyrë që i shtohen përroit të këshillave.

Por sigurisht ka një boshllëk në treg, kryesisht se si të shkruhet një bestseller rreth lidershipit.

E para është jorealiteti. Dy gjëra ka të ngjarë të jenë të vërteta për njerëzit që kërkojnë këshilla rreth udhëheqjes: ata nuk ia kanë dalë dhe do të donin një rrugë të shkurtër drejt suksesit.

Këta lexues nuk duan të dëgjojnë se rruga për në majë është një luftë darviniane që zhvillohet gjatë viteve dhe që kërkon atribute shumë të pazakonta. Ata kërkojnë diçka që mund të blihet në Amazon dhe të dorëzohet të nesërmen.

Detyra e gurusë (një mësues shpirtëror hindu) është t’i bëjë lexuesit e tyre të mendojnë se suksesi është brenda tyre. Sipas një hulumtimi në vitin 2011, hartimi i planeve për të arritur qëllimet mund të zvogëlojë stresin e shkaktuar nga detyrat e papërfunduara.

Në të njëjtën mënyrë, iluzioni se një numër i kufizuar hapash do të bëjë të arrini sukses është në vetvete thellësisht ngushëllues.

Këshilla e dytë për një shkrimtar është të gjejë terren të pakontestueshëm. Në betejën për vëmendje, kjo mund të na ndihmojë të përqendroheni në diçka që nuk ka lidhje me biznesin dhe të argumentoni se nga kjo lëndë mund të mësojmë diçka.

Kjo qasje i jep mësuesit shpirtëror një shans për të shkruar për një temë që do të tërheqë më shumë lexuesit.

Disa nga këto burime të këshillave rreth udhëheqjes janë të njohura: trajnerët e sportit dhe komandantët ushtarakë, Shackleton dhe Shakespeare, murgjit dhe filozofët stoikë. Por autorët kufizohen në mënyrë të panevojshme duke ngushtuar horizontin tek njerëzit. Një nënzhanër i të gjitha postimeve në internet ofron mësime lidershipi nga kafshët, për shembull.

Doni të dini se si do të ishte një gjirafë në rolin e  CEO?

“Skin: Leadership Lessons from the World’s Largest Organ” është një ide shumë interesante për një libër por që sigurisht ka nevojë për një autor.

Këshilla e tretë është të zgjidhni titullin e duhur.

Nëse vendosni të shkruani një libër duhet të fokusoheni te përzgjedhja e fjalëve madje edhe sugjestionimi mund të jetë i dobishëm. Nëse vendi të shkruani një libër për dashurinë, një titull si “Bomba e dashurisë” krijon një përzierje të bukur të inteligjencës emocionale dhe zemërimit.

Në përfundim të librit, gjithçka që mbetet është të gjejmë një titull për librin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!