Një nga trendet verore që lindi vitin e kaluar për shkak të pandemisë, vazhdon të mbetet sërish në modë. Bëhet fjalë për bluzën e gjatë që në të vërtetë vishet si fustan. Është një veshje minimaliste dhe varësisht nga aksesorët që shtojmë, ka fuqinë të transformohet.
Ky model vjen zakonisht një ngjyrëshe por këtë sezon e gjejmë dhe në ngjyra të ndezura dhe me stampime. Është ideale për verën pasi pëlhura e pambukut lejon lëkurën të marrë frymë.
Në varësi të stilit, mund t’i shtoni dhe një rrip në mes për një rezultat më joshës. Këto janë disa nga modelet që Vogue propozon për verën e 2021-it. /abcnews.al