Ky është trendi më i përjetshëm në dekorim

schedule07:34 - 24 Shkurt, 2022

schedule 07:34 - 24 Shkurt, 2022

E zeza është ngjyra e pasionit, e misterit. E bardha nga ana tjetër simbolizon pastërtinë, qetësinë, dashurinë. Por çfarë ndodh kur këto dy tone bashkëjetojnë në të njëjtën hapësirë? Pikërisht atëherë lind kombinimi perfekt!

Trendi bardh e zi mbetet i pandryshuar me kalimin e kohës, me disa nga dizajnerët më të njohur të brendshëm që e konsiderojnë atë si zgjedhjen më korrekte që mund të bëni për të rinovuar imazhin e shtëpisë tuaj dhe për t’i dhënë asaj shumë stil.

Ne u identifikuam në llogarinë e Instagramit të  @froehlicheszuhause dhe mblodhëm materiale të pasura nga apartamenti i saj bardh e zi, i cili duket si një kryevepër dekorative, për t’ju bindur që të përvetësoni këtë trend ngjyrash edhe në hapësirën tuaj. Hidhini një sy fotove më poshtë dhe filloni rinovimin nga nesër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!