Ky është trendi më i madh i këmishave për këtë sezon

schedule13:48 - 25 Nëntor, 2021

schedule 13:48 - 25 Nëntor, 2021

Mund ta shihni si terapi me ngjyra ose si një nevojë të thjeshtë për të rinovuar veshjet tuaja dimërore, pasi një nga pjesët më klasike të garderobës është rizbuluar falë ngjyrës. Këmisha elegante, që e kemi veshur me ngjyrë të bardhë, blu dhe të tjera neutrale, këtë vit vjen kryesisht në nuanca nga portokallia te jeshilja.

E kuqja e parezistueshme apo jeshilja, të cilat bien në sy janë të gjitha zgjedhje ngjyrash të nxehta për t’i shtuar intensitet dhe dinamizëm veshjeve tuaja. Që nga mëngjesi në zyrë me xhinse apo pantallona elegante, deri në mbrëmje me fund dhe taka të larta, këmishat me ngjyra do t’ju nxjerrë faqebardhë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!