Ky është sekreti që mund të shpëtojë marrëdhënien tuaj

schedule12:19 - 29 Mars, 2022

schedule 12:19 - 29 Mars, 2022

Marrëdhëniet nuk janë rregulla. Secili çift formon raportin e tij të përditshëm. Për sa kohë që nuk rrezikohet integriteti psikologjik dhe fizik, çdo çift mund të funksionojë sipas dëshirës. Kjo është gjendja ideale. Të ketë respekt reciprok, mirëkuptim, dashuri në një marrëdhënie.

Fatkeqësisht, kjo nuk është gjithmonë e mundur dhe shumë njerëz e përjetojnë këtë. Mei Mei Fox, redaktore e psikologjisë dhe marrëdhënieve në Neë York Times dhe revista Forbes ndau përvojën e saj që e çoi atë të ndryshojë mënyrën se si sillej në marrëdhëniet e saj.

“Pas divorcit, shumë histori të tilla dolën në dritë duke zbuluar se ish-bashkëshorti im nuk e respektonte marrëdhënien tonë dhe nuk ishte i sinqertë me mua. E gjithë bota ime u shkatërrua dhe m’u desh shumë kohë për t’u rikuperuar nga kjo përvojë.

Por unë dola më e fortë dhe pas shumë kohësh arrita të filloj sërish një lidhje, të cilën e kam ndërtuar mbi një themel më të fortë”, thotë Fox dhe tregon se ia del të ketë një marrëdhënie të shëndetshme me bashkëshortin aktual, me të cilin kanë dy fëmijë.

Rregulli “i artë” për marrëdhëniet

“Ajo që mësova nga përvoja e martesës sime të parë mund të them ishte një dhuratë, një njohuri që po ta kisha pasur më herët do të kisha shmangur shumë situata të pakëndshme. Kuptova se sekretet, edhe ato më të pafajshmet dhe të voglat, çojnë në keqinterpretime dhe keqkuptime poshtëruese.

Gënjeshtrat minojnë marrëdhënien dhe perspektivat e saj. Unë nuk do të lejoj që kjo të ndodhë për herë të dytë. Që në fillim unë dhe bashkëshorti im zbatuam rregullin e ndershmërisë radikale. Çfarë do të thotë kjo: Themi saktësisht çfarë na ndodh. E aplikuam që në fillim të lidhjes dhe duket se ka rezultate pozitive.’, tha ajo.

Çfarë saktësisht është ndershmëria radikale

Termi ka mbizotëruar për të përshkruar praktikën e ndershmërisë absolute, shmangien edhe të gënjeshtrave “të bardha”. Ndershmëria radikale ndodh kur një person nuk i thotë gënjeshtra tjetrit, madje edhe për gjërat ose situatat më të vogla që mund ta lëndojnë atë.

Është përdorur që nga viti 1997 me shumë njerëz që e ndjekin dhe shumë shprehin kundërshtimin e tyre, pasi mendojnë se mund të jetë edhe shkatërrues për disa marrëdhënie. Në rastin e Mei Mei përfshin gjithçka që mund të ndodhë dhe të ndikojë në marrëdhënien e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!