Ky është sekreti për të mos ngecur në mendime negative

schedule15:16 - 1 Gusht, 2022

schedule 15:16 - 1 Gusht, 2022

Sa herë që duhet të bëni diçka që është e vështirë, stresoheni. Sa herë që përballeni me një sfidë, nuk dini nga të filloni. Dhe sa herë që gjërat nuk shkojnë sipas planit, zhgënjeheni. Të gjithë ne i kemi përjetuar këto situata disa herë, por të paktë janë ata që arrijnë t’i përballojnë pengesat dhe mendimet negative në atë mënyrë që ato të mos i prekin por edhe të arrijnë të kapërcejnë problemet dhe të arrijnë qëllimin e tyre.

Njerëzit emocionalisht inteligjentë e kuptojnë pothuajse pa e kuptuar se qëllimi i tyre është të jenë të lumtur dhe për ta arritur këtë ata duhet të heqin çdo ditë mendimet negative dhe të ndërmarrin një hap që i afron ata me qëllimin e tyre.

Rregulli që ata ndjekin është i thjeshtë. Në çdo sfidë, vështirësi apo mendim negativ ata fokusohen në një aktivitet të vetëm që do t’i ndihmojë të çlirohen. Si do ta bëni edhe ju këtë? Sekreti është të bëni një listë në kokën tuaj, ose edhe ta shkruani atë të asaj që duhet të bëni për të zgjidhur problemin. Do të kufizoni të menduarit tuaj pa e analizuar shumë atë që ju shqetëson dhe do të vendosni se cila është zgjidhja. Në këtë mënyrë nuk do të stresoheni dhe nuk do të ndiheni të mbingarkuar emocionalisht.

Shihni cilat janë anët pozitive të një liste prioritare:

  1. Të mban të zënë

Nëse mendoni gjatë gjithë ditës se nuk do të keni sukses, do të jeni më të stresuar dhe do të keni më shumë gjasa të bëni një gabim. Një listë e gjërave që duhet të bëni për të arritur qëllimin tuaj do t’ju ndihmojë të qëndroni të zënë dhe më krijues.

  1. Do të mbusheni me besim

Sa herë që përfundoni një aktivitet nga lista juaj do të ndiheni të kënaqur dhe do të keni më shumë besim. Sa më shumë të shihni rezultate, aq më shumë do të qëndroni të fokusuar në qëllimin tuaj.

  1. Do të mendoni më pozitivisht

Nëpërmjet aktiviteteve dhe kënaqësisë që ndjeni kur arrini qëllime të vogla ditore, arrini të ndiheni më mirë me veten dhe të mendoni më pozitivisht. Nuk ka asgjë më të fuqishme se një mendim pozitiv për të larguar negativitetin.

  1. Do të besoni në veten tuaj

Kur nuk mendoni mendime negative, ju e shihni qartë veten dhe potencialin tuaj. Në këtë mënyrë do të mund të besoni më lehtë në pikat tuaja të forta dhe të bëni gjithçka që ju nevojitet për të evoluar dhe për t’u bërë më të lumtur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!