Ky është “sekreti” për të jetuar më gjatë

schedule19:17 - 9 Shtator, 2022

schedule 19:17 - 9 Shtator, 2022

Një studim i ri, i publikuar së fundmi në revistën prestigjioze shkencore ndërkombëtare Circulation, vlerësoi lidhjen midis kohës dhe intensitetit të aktivitetit fizik afatgjatë dhe vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet. Janë analizuar të dhënat nga 116,221 persona në SHBA midis viteve 1988 dhe 2018.

Aktiviteti fizik i detajuar gjatë kohës së lirë u vlerësua me një pyetësor të vlefshëm, i cili u përsërit deri në 15 herë gjatë ndjekjes. Me përdorimin e metodave statistikore të besueshme, u arrit vlerësimi i rreziqeve relative. Gjatë ndjekjes 30-vjeçare, u identifikuan 47,596 vdekje.

Njerëzit që bënin aktivitet fizik afatgjatë për 75-149 minuta/javë krahasuar me ata që nuk bënin, kishin 19% më të ulët vdekshmëri nga të gjitha shkaqet, 21% vdekshmëri më të ulëta nga sëmundjet kardiovaskulare dhe 15% vdekshmëri më të ulët nga sëmundjet jo-kardiovaskulare (si p.sh. kancer).

Individët që kryenin aktivitet fizik afatgjatë në kohë të lirë me intensitet të moderuar për 150-299 minuta/javë kishin në mënyrë të ngjashme vdekshmërinë më të ulët, veçanërisht një rrezik 19% deri në 25% më të ulët të vdekjes nga të gjitha shkaqet, sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundjet jo-kardiovaskulare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!