Ky është qyteti më i ftohtë në botë, temperaturat arrijnë në -50 gradë Celcius

schedule10:05 - 17 Janar, 2023

schedule 10:05 - 17 Janar, 2023

Yakutsk është një nga qytetet më të ftohta në botë, qyteti më në veri i Rusisë, përballet këtë dimër me një acar të vërtetë, me temperatura që shkojnw deri në -50 gradë. Pritet që këtë javë, që konsiderohet edhe zemra e dimrit për Rusinë, të arrijnë në -52 gradë celsius, shoqëruar mbi të gjitha me erëra të akullta.

Për qytetarët, kjo është normale sepse thonë që janë mësuar, madje sot tregojnë edhe sesi mund ta vizitosh veriun e Rusisë, pa ngrirë nga i ftohti.

Mendoj se është së paku -50 gradë celsius. Dje ishte -49 gradë, por dukej si më ngrohtë. Mendoj se sot së paku është -50.

Edhe pse jetoj këtu, mendoj se këto temperatura janë tejet normales. Por me këto temperatura të ulëta jemi mësuar të bashkëjetojmë prej një kohe të gjatë”, thotë një banor.

Këshilla, edhe sipas blogerëve e stilistëve atje, është vetëm 1: vishuni me rroba të ngrohta. Veç kjo është zgjidhja. “Nuk mund ta luftosh acarin. E vetmja gjë që mund të bëjmë është të vishemi trashë dhe të ecim me makinë. Kaq e thjeshtë është.

 Kam dy palë doreza dhe duhen me patjetër këpucë të ngrohta. Dhe duhet me patjetër të mbulosh kokën. Kjo është e rëndësishme. Por mbi të gjitha këmbët duhet të jenë të ngrohta. Nëse ke ftohtë nga këmbët, atëherë mund të ngrish lehtësisht”, thotë një banore.

Shtëpitë janë të ngrohta, por sapo dera hapet, edhe frymëmarrja vështirësohet e rëndohet. Kush nuk ka lindur e nuk është rritur këtu, e vjen nga një rajon tjetër, e ka të pamundur të përshtatet. Banorët thonë se i përjetojnë të dyja ekstremet, njëjtë siç në dimër termometri shënon -50 gradë, edhe në verë temperaturat shkojnë në ekstrem, me 50 gradë celsius, duke përjetuar kështu një dimër të acartë e një verë përvëluese, që zgjat fiks për 3 muaj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!