Aktiviteti i rregullt fizik sjell një sërë përfitimesh për trupin duke filluar nga djegia e dhjamit, fitimin e masës muskulore dhe forcimin e kockave. Gjithashtu ndihmon dhe në përmirësimin e kujtesës, shëndetit kardiovaskular dhe forcimin e sistemit imunitar. Sipas një hulumtimi, një i rritur ka nevojë për të paktën 150 deri në 300 minuta (5 orë) aktivitet të moderuar aerobik në javë.
Por a ka një kohë specifike për të ushtruar? Koha më e mirë është kur mund të ndiheni në përputhje me stërvitjet tuaja. Për shumicën e njerëzve, stërvitja mund të jetë ideale në mëngjes. Shtyrja për më vonë mund të bëjë që të mos keni më kohë për t’u ushtruar. Kjo gjithashtu varet nga ritmet cirkadiane të një personi që luhaten në parametrat normalë siç janë rrahjet e zemrës, presioni i gjakut dhe temperatura.
Njerëzit që bëjnë ushtrime në mëngjes kanë më shumë gjasa që t’i përmbahen rutinës së tyre ushtruese sepse vullneti i tyre është më i fortë. Përveç kësaj, ata kanë më pak shpërqendrime në orët e para të mëngjesit. Gjithashtu ushtrimet në mëngjes kanë qenë të lidhura me produktivitet më të lartë, presion të ulët të gjakut dhe gjumë më të mirë. Ndër të tjera, përshpejton metabolizmin dhe djegien e kalorive gjatë gjithë ditës. /abcnews.al