A e dini se gjinekologjia estetike rikonstruktive ka fituar gjithnjë e më shumë terren vitet e fundit, ndërkohë që kirurgjia plastike e vulvës është operacioni më popullor për këtë vit? Kjo vërtetohet mjaft nga numri gjithnjë në rritje i femrave që zgjedhin këtë operacion, me qëllim përmirësimin e funksionalitetit të vaginës dhe vulvës, si dhe përmirësimin e pamjes estetike të zonës së ndjeshme të organeve gjenitale.
Gjinekologu i specializuar Dr. Nikos Naoum, shpjegon gjithçka që duhet të dimë për këtë metodë të veçantë, duke iu përgjigjur pyetjeve më të shpeshta që të gjithë duam të dimë.
Për cilat gra dhe në cilat raste indikohet?
Kalimi i kohës, deformimet anatomike dhe lindja janë vetëm disa nga parametrat që mund ta çojnë një grua në pragun e një gjinekologu të specializuar për vulvoplastikë. Ky operacion specifik ka të bëjë kryesisht me rastet e pabarazisë, asimetrisë ose hipertrofisë së labive të brendshme të zonës gjenitale.
Çfarë mund të bëjë vulvoplastika?
Kirurgu specialist gjinekolog, gjatë operacionit, procedon me uljen e volumit të tyre, për të arritur simetrinë midis labia minora dhe labia majora. Në të njëjtën kohë, qëllimi i saj është të rivendosë konturin e buzëve përmes një ngjyre më të ndritshme dhe më të shëndetshme.
Cili është procesi dhe sa kohë zgjat?
Operacioni kryhet në klinikë dhe zgjat 1-2 orë, ndërsa qëndrimi në klinikë mund të zgjasë deri në 3 orë. Teknika me një prerje, e përdorur gjatë kohëzgjatjes së saj, është një metodë e veçantë kirurgjikale, e cila me një prerje të vetme rikthen imazhin dhe funksionalitetin e vulvës, duke kontribuar në rimodelimin e deformimeve të padëshiruara absolutisht pa dhimbje dhe pa shenja.
A mund të ketë komplikime pas operacionit?
Jo, vulvoplastika është një metodë e sigurt, e cila nuk paraqet komplikime, ndërsa rezultati është i përhershëm dhe i dukshëm që në momentin e parë. Megjithatë, nëse ndjeni shqetësime të lehta të mundshme në zonën e operuar, mund të kontaktoni menjëherë mjekun, i cili do t’ju sugjerojë të merrni qetësues. Në raste të rralla mund të ketë pak ënjtje për disa ditë pas operacionit, e cila largohet shumë shpejt.
A ka ndonjë gjë që duhet pasur kujdes gjatë rikuperimit?
Të njëjtën ditë mund të vozitni ose të bëni banjë, ndërsa të nesërmen mund të ktheheni në punë. Së fundi, rekomandohet shmangia e ushtrimeve intensive fizike për 7-10 ditë dhe abstenimi nga kontaktet seksuale për 20-25 ditë pas operacionit.
A mund të kombinohet vapoplastika me trajtime të tjera?
Në varësi të nevojave tuaja, vulvoplastika mund të kombinohet me trajtime të tilla si: vaginoplastikë, rindërtim të labia majora me transferim yndyre ose acidi hialuronik, zmadhimi i pikës G, operacioni plastik i klitorisit ose zbardhja e zonës gjenitale./abcnews.al