Ky është modeli i flokëve që do ta shihni kudo këtë verë

schedule14:50 - 20 Korrik, 2022

schedule 14:50 - 20 Korrik, 2022

Modeli i flokëve të verës, duket se këtë vit do të jenë gërshetat flluska.

Gërshetat me flluska, siç tregon edhe emri i tyre nuk janë gërsheta të rregullta, por vizualisht duken shumë të ngjashme. I shihni kudo në Instagram dhe do të vazhdoni, pasi është një model flokësh shumë argëtues, veror që nuk kërkon mundim.

Karakteristikë e tyre është se bëhen edhe më lehtësisht se gërshetat klasike. Gjithçka që ju nevojitet janë shirita gome. Mund të vendosni vetëm shirita gome me një distancë në gërshetën tuaj dhe t’i hiqni pak flokët.

Gjithashtu, ju mund të bëni dy gërsheta në vend të një. Nëse dëshironi diçka më mbresëlënëse, vendosni aksesor të ndryshëm, ose një shall. Mund ta bëni vetë dhe do të jetë shumë e përshtatshme për ju gjatë pushimeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!