Bill Gates është njeriu i dytë më i pasur në botë me një pasuri prej më shumë se 100 miliardë dollarësh. Në vitin 1994, pak para se të bëhej njeriu më i pasur në botë, ai shpenzoi 30.8 milion dollarë për një libër.
Bëhet fjalë për librin “Codex Leicester” të Leonardo da Vinçit, i cili u bë një nga librat më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë. Bill Gates gjithmonë ka qenë i magjepsur nga puna e Leonardo da Vinci-t.
Libri me 72 faqe, përmban skicat dhe idetë e Leonardos mbi astronominë, botanikën, inxhinierinë, matematikën dhe arkitekturën, shkruar midis viteve 1506 dhe 1510. /abcnews.al