Bateria e telefonit mund të jetë një problem për shumë persona, veçanërisht pasi telefonat inteligjentë kanë ardhur në jetën tonë, të cilat mund të ofrojnë më shumë funksione se pajisjet e mëparshme. Shumë funksione dhe aplikacione mund të luajnë një rol të rëndësishëm në “jetën” e baterive të telefonit celular
Mund t’ju ketë ndodhur që bateria mund të ketë rënë, përkundër faktit që nuk e keni përdorur telefonin celular për një kohë të gjatë. Fajin e lidhim gjithmonë me baterinë, por e vërteta është pak më ndryshe, pasi jemi ne ata që bëjmë një gabim dhe si rezultat zvogëlohet “jeta” e saj.
Prandaj duhet të bëni një kontroll të aplikacioneve që përdorni gjatë ditës, të cilat ndodh shpesh që nuk i mbyllni siç duhet. Aplikacionet aktive në sfond dhe që dërgojnë shumë njoftime janë ndër shkaktarët që bateria bie më shpejt. Gjithashtu dhe ndriçimi ndikon në rënien e shpejtë të batërisë. /abcnews.al