“Sa më shumë të përdorni një produkt, aq më shumë do të bëjë për lëkurën tuaj.” Nëse deri më sot keni qenë dakord me mendimin e mësipërm, le t’ju themi se është një mit.
Konkretisht, sipas ekspertëve të lëkurës, ka përbërës që janë thelbësorë për lëkurën, por nuk duhet ta teprojmë. Shumë prej tyre, nëse aplikohen për një kohë të gjatë, janë të mbingopur në lëkurë dhe nuk kanë rezultat. Kjo është arsyeja pse ne ndryshojmë produktet e kujdesit dhe kështu e mbajmë lëkurën të stimuluar, duke përpunuar përbërës të rinj.
Sugjerohet që kur një produkt mbaron, të përdorni një të ri dhe pasi të mbarojë, të ktheheni te ai i mëparshmi nëse keni pasur rezultate më të mira etj./abcnews.al