Erëzat janë një “armë” në gatim dhe sa më mirë të ruhen, aq më “efikase” do të duken në përgatitjen e krijimeve të shijshme.
Sipas Padma Lakshmi, autore e librit të ri “The Encyclopedia of Spices and Herbs” thekson se erëzat duhen mbajtur në një sirtar (në një vend të ftohtë, të thatë dhe të errët). Drita, nxehtësia dhe lagështia ndikojnë te erëzat dhe aroma e tyre ndryshohet. Edhe pse vendi i zakonshëm për të ruajtur erëzat është zakonisht në një raft pranë sobës elektrike, kjo konsiderohet e gabuar pasi nuk ruan freskinë e tyre. Gjithashtu, preferoni t’i ruani erëzat në kavanoza qelqi që mbyllen hermetikisht ose me kapak me vidë.
Aroma më shpesh ndryshon kur ruhet në enë plastike. Një rregull i përgjithshëm është që barishtet dhe erëzat e grira ruajnë aromën dhe shijen e tyre për rreth një vit. Erëzat e plota ruajnë aromën e tyre deri në 3 deri në 5 vjet. Me kushtet e duhura të ruajtjes që mund t’i mbajmë, ju mund t’i mbani të freskëta për një kohë më të gjatë./abcnews.al