Ky është gabimi më i madh që bëni gjatë larjes së enëve

schedule12:52 - 6 Qershor, 2022

schedule 12:52 - 6 Qershor, 2022

Një nga veprimet më të zakonshme është larja e enëve. Megjithatë, ekspertët theksojnë një gabim të madh që bëjmë të gjithë kur vjen puna për të larë enët. Ka të bëjë me detergjentin. Pra, problemi qëndron te përdorimi i detergjentit të gabuar.

Nga kontakti i vazhdueshëm me substanca inorganike aktive sipërfaqësore, mund të ndodhë intoksikim i lehtë, i cili ndikon në sistemin nervor, disponimin, pasi përthithja kalon edhe përmes lëkurës. Mund të shfaqen reaksione alergjike.

Kjo ndodh nëse detergjenti përmban ngjyra të panatyrshme, vajra, aroma të forta. Mund të ndodhë edhe anafilaksia ( një reaksion i rëndë alergjik) kur frymëmarrja vështirësohet, pulsi përshpejtohet, shfaqet skuqje dhe zhvillohet angioedema.

Prandaj çdo gjë duhet të jetë natyrale për të shmangur efektet anësore. Duhet që produkte të tilla të përmbajnë përbërës me origjinë bimore si aloe vera, limoni etj, të cilat kanë një efekt antibakterial. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!