Studiuesit nga Universiteti i Miçiganit në SHBA, duke analizuar zakonet e përditshme të njeriut, zbuluan se të paktën 10% nuk i lajnë duart kur dalin nga tualeti publik.
Mesatarja që çdo person i lan duart është 6′. 70% thonë se shpesh nuk përdorin as sapun kur lajnë duart.
Qendrat Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve sugjerojnë mënyrën e mëposhtme për të larë duart: Së pari i lajmë duart me ujë të nxehtë ose të ftohtë. Përdorni një lëng pastrues ose sapun dhe fërkoni pëllëmbët së bashku për të paktën 20 sekonda.
Sigurohemi të fërkojmë mirë pëllëmbët mes njëra-tjetrës dhe çdo gishti, mes gishtërinjve. Mos harroni të lani pjesën e sipërme të duarve dhe jo vetëm pjesën e brendshme. Fshini duart me një peshqir të thatë.
Gabimi i madh që bëni në larjen e duarve është se nuk përdorni letër për të prekur dorezën e rubinetit (dhe mbyllni atë) dhe dorezën e derës së tualetit kur dilni./abcnews.al