Ky është fruti që lufton artritin dhe kancerin

schedule18:32 - 5 Qershor, 2022

schedule 18:32 - 5 Qershor, 2022

Sipas mjekëve, ananasi është një frut i pasur me antioksidantë dhe ka veti kundër kancerit. Është veçanërisht i dobishëm për gratë, pasi përmban substanca që rikthen elasticitetin e indeve dhe fibrave të lëkurës. Kjo është veçanërisht e dukshme në gjoksin e femrës, sepse ai humbet formën e tij me kalimin e viteve.

Pirja e duhanit, konsumimi i tepërt i alkoolit dhe kafesë mund ta përkeqësojnë problemin, por ananasi mund të bëjë “mrekulli” për të dhe rezultatet do të ndihen menjëherë.

Megjithatë, përveç estetikës, ananasi ofron gjëra shumë të rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm të trupit:

Artrit

Kur bëhet fjalë për përfitimet shëndetësore, ananasi njihet për aftësinë e tij për të reduktuar inflamacionin e kyçeve dhe muskujve, veçanërisht ato që lidhen me artritin, një sëmundje dobësuese që prek miliona njerëz në mbarë botën.

Ai përmban një enzimë proteolitike mjaft të rrallë, të quajtur bromelain, e cila dihet se zbërthen proteinat komplekse dhe ka veti të rëndësishme anti-inflamatore. Kjo enzimë është treguar se zvogëlon shenjat dhe simptomat e artritit në shumë studime.

Kanceri

Ananasi ka qenë i lidhur me parandalimin e kancerit të gojës, faringut dhe gjirit. Përveçse është i pasur me vitaminë C, ananasi përmban edhe antioksidantë të tjerë të ndryshëm, duke përfshirë vitaminën A, β-karoten, bromelainë, flavonoide të ndryshme dhe ka nivele të larta të manganit. Ky i fundit është një komponent i rëndësishëm i peroksid dismutazës, një “mjet” jashtëzakonisht i fuqishëm që lufton radikalet e lira, të cilat lidhen me shumë lloje kanceri.

Kockat

Megjithëse ananasi nuk është i pasur me kalcium, i cili lidhet me kocka të shëndetshme, ai përmban shumë mangan, i cili është një tjetër element gjurmë i nevojshëm për shëndetin, rritjen dhe riparimin e kockave. Është tipike që me një porcion të vetëm ananasi do të merrni mbi 70% të nevojave tuaja ditore në mangan.

Sytë

Ananasi është gjithashtu i dobishëm për shikimin tuaj. Në fakt, hulumtimi ka treguar një lidhje të drejtpërdrejtë midis konsumit të ananasit dhe përmirësimit të shëndetit të syve dhe parandalimit të sëmundjeve të kyçeve të lidhura me moshën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!