“Abc News” siguron procesverbalin: Ky është deputeti që nuk firmosi shkarkimin e Hajdarit

schedule13:18 - 14 Maj, 2020

schedule 13:18 - 14 Maj, 2020

Grupi demokrat në Kuvend ka shkarkuar Rudina Hajdarin nga drejtimi i tyre. Posti i Hajdarit është zëvendësuar nga Myslim Murrizi.

Abcnews.al ka siguruar procesverbalin e shkarkimit, ndërsa vihet re se nuk është firmosur nga Rudina Hajdari dhe deputeti Arben Elezi.

Sakaq, vendimi për shkarkim është mes debatesh të ashpra gjatë mbledhjes së grupit parlamentar dhe në fund është vendosur që Hajdari të mos e drejtojë më grupin.

LEXO EDHE: Deputetja flet pas shkarkimit: Quhem Rudina Azem Hajdari, amaneti i tij do shkojë deri në fund

Debatet janë zhvilluar me argumentin se Hajdari nuk ishte transparente në lidhje në lidhje me vendimet që po merreshin në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!