Ky është “çelësi” për një ditë sa më produktive në punë

schedule11:44 - 24 Prill, 2021

schedule 11:44 - 24 Prill, 2021

Një studim i kryer nga Universiteti i Karolinës së Veriut ka treguar se pushimet e shkurtra gjatë punës mund të ndihmojë në rritjen e angazhimit në punë dhe produktivitetit. Ky zbulim sugjeron që punonjësit duhet të inkurajohen të bëjnë më shumë pushime, jo më pak.

Në dy eksperimentet e kryera, autorët e studimit vunë re se punonjësit e rraskapitur kanë tendencë të marrin më shumë të bëjnë më shumë ndërprerje gjatë një dite të caktuar pune. Sidoqoftë, kjo rezultoi pozitive në shumicën e rasteve, me nivele më të mëdha energjie dhe angazhim pasues të punës.

Një pushim pesë minutësh mund të jetë i artë nëse merret në kohën e duhur. Studimi tregon se është në interesin e kompanive t’u japin punonjësve autonomi në marrjen e pushimeve të shkurtra kur janë të nevojshme, ndihmon të menaxhojnë në mënyrë efektive energjinë e tyre dhe të angazhohen në punë gjatë gjithë ditës.“, thotë autorja, Sophia Cho. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!