Ky është 17-vjeçari që qëlloi për vdekje Albert Krasniqi, mbrëmë u vra nga babai

schedule17:42 - 28 Janar, 2021

schedule 17:42 - 28 Janar, 2021

Albert Krasniqi, i cili u vra mbrëmë nga babai i tij në Prishtinë, disa vite më parë ka qëlluar për vdekje nxënësin e Shkollës së Mjekësisë, Dimitrije Popoviç, 17 vjeç me një pushkë automatike. Ngjarja ka ndodhur në qendër të Graçanicës më 5 qershor të vitit 2004.

Krasniqi u dënua asokohe me nëntë vjet e gjysmë burgim për vrasjen që ndodhi në një “fast food”, ku Dimitrije Popoviç ishte me shokët e tij.

Një automjet e tipit Audi ishte ndalur para lokalit. Në makinë ishte edhe Albert Krasniqi, i cili qëlloi qëlluar me breshëri plumbash drejt tyre.

Lexo edhe: “Zbulimi” i medias serbe: Albert Krasniqi që u vra nga babai, eliminoi një 17-vjeçar në Graçanicë

Popoviç u godit në kokë nga një plumb dhe vdiq në vend. Muret e dhomës së ndenjës në shtëpinë e familjes Popoviç janë ende plot me fotografitë e Dimitrijes. Prindërit e tij kanë ruajtur sendet e tjera të tij.

Në 14 vjetorin e vrasjes së djalit të tij, nëna e Dimitrijes, Jovanka, ka thënë se ende zgjohet çdo natë në kohën kur u vra djali i saj.

“Koha kur ai u vra ishte ora 02:15. Zgjohem çdo natë në atë kohë dhe mendoj se dikush po troket në derë… Shkoj shpesh dhe e hap derën, pastaj kthehem dhe them “jo, nuk është”… Shoh ngjashmëri te fëmijët që kalojnë këndej, të cilët duken si ai”, kishte thënë ajo mes lotësh për RTK 2.

“Zgjat 24 orë, janë 14 vjet trishtim, dhimbje, pagjumësi, duke menduar për gjithçka. Si mund të vritej një fëmijë 17-vjeçar? Ai ishte një nxënës shembullor, një fëmijë shembullor”, shtoi ajo.

Siç tha ajo, në ditën fatale, djali i saj i tha se do të shkonte të kalonte kohë me miqtë pasi mbaruan vitin e katërt të Shkollës së Mjekësisë atë ditë.

Albert Krasniqi ishte dënuar për këtë vrasje me 6.5 vjet burgim, ndërsa pastaj dënimi iu zgjat edhe për tri vjet të tjerë. Edhe pse u dënua me nëntë vjet e gjysmë burgim, Krasniqi bëri vetëm katër vite burg.

“Edhe nëse është dënuar përjetësisht, nuk kam asgjë me të. Nuk është asgjë. Humbja e një fëmije… dhe ata janë akoma gjallë. Nuk ka gjyq për mua, më mirë të mos jenë dënuar. Unë nuk jam e kënaqur, dhe nuk do të jem kurrë”, kishte thënë nëna e Dimitrijes.

Albert Krasniqi u vra dje rreth orës 17:00 nga babai i tij, biznesmeni Skënder Krasniqi, i cili edhe është arrestuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!