Voetbal Priemeur, nga Holanda, garanton se Arsenali tashmë ka siguruar një përforcim për sezonin e ardhshëm. Ky është Youri Tielemans, mesfushori në fund të kontratës me Leicesterin, me të cilin Topçinjtë tashmë do të kenë një fillim marrëveshjeje.
25-vjeçari belg është në sezonin e tij të pestë në Leicester. Këtë sezon ai ka 17 ndeshje, tre gola dhe një asistim.
Sipas të njëjtit burim, Arsenali, lideri aktual i Premierligës, po mendon të përforcojë skuadrën në merkaton e janarit për të synuar titullin. Hera e fundit që londinezët ishin kampionë ishte në 2003/2004.
Megjithatë, Tielemans do të mbërrinte vetëm në verë dhe me kosto zero, duke mos dashur që Arsenali, tani për tani, të shpenzojë para për një lojtar që mund të jetë i lirë në fund të sezonit.
Përveç Arsenalit, mesfushori lidhej me Barcelonën dhe Manchester United. /G.D abcnews.al/