Ndoshta është koha t’i “ktheni shpinën botës”, sepse fustanet me shpinën hapur janë një nga trendet më të mëdha të verës. Ka arsye të panumërta pse blogeret e duan këtë trend, por kryesorja është se shihet si një mënyrë e thjeshtë për të qenë elegante.
E njohur si ‘veshja pa shpinë’, gjithmonë jep elegancë dhe besim. Prandaj, nuk keni nevojë të jeni të kujdesshëm ndaj kësaj tendence, pasi ato janë të disponueshme në versione të ndryshme. Nëse jeni duke kërkuar për diçka më seksi, provoni një fustan që është i mbyllur përpara dhe i hapur në pjesën e pasme.
Nëse jeni duke kërkuar diçka më diskrete, pse të mos zgjidhni një me rripa të hollë që “mbulojnë” pjesën e pasme apo me prerje asimetrike. Për t’i veshur, harroni gjerdanët dhe vathët e mëdhenj. Për më shumë ide, hidhini një sy modeleve të mëposhtme. /abcnews.al