Edhe pse çdo rast tradhtie është i ndryshëm, ekziston një faktor që mund të përcaktojë nëse partneri juaj po ju tradhton apo jo. Në fakt, një hulumtim ka treguar se nëse dikush ka tradhtuar në lidhjen e tyre të mëparshme, ka tre herë më shumë gjasa që të bëjë të njëjtën gjë në marrëdhënien aktuale.
Një studim tregoi se në mesin e një grupi prej 484 të rriturish, njerëzit që kishin tradhtuar në të kaluarën kishin tre herë më shumë gjasa të tradhtonin në marrëdhënien e tyre të ardhshme sesa ata që kishin qëndruar besnikë. Gjithashtu, fakti që pjesëmarrësit dinin për pabesi të vjetra të partnerëve të tyre, kbënte që ata të kenë dyshime.
E vërteta është se nëse jeni tradhtuar ndonjëherë ose e dini se personi i zemrës ka qenë i pabesë në të kaluarën, është e kuptueshme të jeni dyshues dhe të kërkoni të dhëna rreth tij. Fatkeqësisht, kjo mund t’ju bëjë të ndiheni dyshues ndaj partnerit tuaj aktual, pavarësisht nëse kjo justifikohet apo jo nga sjellja e tij/ saj. /abcnews.al

