Gjumi është një nga faktorët më të rëndësishëm të jetës sonë, mirëqenies dhe jetëgjatësisë. Sipas përdoruesve të TikTok, sekreti për një gjumë të qetë dhe cilësor është çaji i marules. Marule përmban lactukin dhe lactupicrin, të cilat njihen si substanca që përmirësojnë gjumin.
Disa përdorues në TikTok pretendojnë se çaji i marules është përdorur prej kohësh si një “ilaç” për gjumin. Por a mund t’ju ndihmojë çaji i marules të bini në gjumë? Nuk ka asnjë provë shkencore që sugjeron se ky çaj mund të ketë ndonjë ndikim.
“Kam fjetur 12 orë,” pohoi një përdorues. “Padyshim që mendova se nuk do të funksiononte sepse asnjë truk nuk funksionon, melatonina nuk bën më asgjë për mua. “Por kjo më ndihmoi,” tha një tjetër. /abcnews.al