Ky çaj do të qetësojë stomakun tuaj, ndihmon gjithashtu me gazrat dhe diarrenë

schedule17:23 - 7 Nëntor, 2022

schedule 17:23 - 7 Nëntor, 2022

Besoni apo jo, çaji i kamomilit është një çaj i shkëlqyer për stomakun. E qetëson, ndihmon me gazrat dhe efekti i tij i butë do të zbusë veprimin e acidit të stomakut që ngrihet në ezofag për shkak të gastritit.

Ndihmon edhe me diarrenë, e cila shkaktohet nga problemet me tretjen. Ndihmon me të përzierat, dhimbjet menstruale. Gjithashtu rekomandohet për relaksimin e organizmit dhe zbutjen e efekteve të kimioterapisë, e cila është mjaft agresive për organizmin dhe shqetëson florën e zorrëve.

Ky çaj përgatitet duke shtuar një lugë çaji me lule të thata kamomili në 250 mililitra ujë të vluar. Lëreni të qëndrojë për 5 deri në 10 minuta dhe pijeni.

Mos prisni që çajrat bimor të kenë efekte pozitive të menjëhershme. Ata nuk do të funksionojnë pas disa përdorimesh. Kur bëhet fjalë për çajin për stomakun dhe zorrët, është e nevojshme të jeni këmbëngulës dhe të dëgjoni trupin tuaj.

Ndonjëherë do të duhen deri në disa javë të pirjes së rregullt të çajit, deri në 3 filxhanë në ditë për të ndjerë disa efekte pozitive. Pra, disa ditë nuk janë aspak të mjaftueshme për të përmirësuar simptomat./abcnews.al