A mund të mbani diçka në trup pa përdorur duart? Epo ky 50-vjeçar sigurisht që mundet. Abolfazl Saber Mokhtari nga Irani theu rekordin e pazakontë duke mbajtur 85 lugë në trupin e tij. Për Guinness, Mokhtari tregoi se e kishte vënë re rastësisht këtë talent të tij kur ishte fëmijë.
“E vura re rastësisht këtë talent timin kur isha fëmijë. Pas shumë vitesh praktikë dhe përpjekje, arrita ta forcoja talentin tim dhe ta zhvilloja atë atje ku është tani”, tha ai. 50-vjeçari thotë se sekreti qëndron tek përqendrimi.
@guinnessworldrecordsMost spoons balanced on the body ? 85 by Abolfazl Saber Mokhtari ??♬ Famous Mozart’s Turkish March(872150) – East Valley Music
“Unë fokusohem në çdo gjë që përpiqem të ngjis në trupin tim, duke më bërë të aftë të transferoj energjinë dhe fuqinë time tek ato”, tha ai. /abcnews.al